Borrell zhvillon takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin para takimit të përbashkët

10:39 | 18 Gusht 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para takimit të përbashkët raportohet se kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq, shkruan Tanjug.

Pas pak pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të fillojë në orën 10:30, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell.

Komento: