Përfaqësuesi i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak para orës 12 të mesditës, ka hyrë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel, ku po zhvillohet raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug.
Pak para orës 11 ka nisur takimi i zyrtarëve të Bashkimit Evropian Giuseppe Borej dhe Miroslav Lajçak me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë, në një njoftim të lëshuar, BE-ja ka bërë të ditur se rreth orës 13;30 do të ketë konferencë për media.
“Deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.