Abazoviç: Ose unë ose Gjukanoviq do të largohet nga Qeveria

23:45 | 19 Gusht 2022

Qeveria e Malit të Zi është në krizë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nga institucionet e Malit të Zi do të largohet ose ai ose presidenti malazez, Milo Gjukanoviq.

Ai këto deklarime i ka dhënë në seancën e Kuvendit, të ftuar për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Abazoviq, raporton Vijesti, përcjell lajmi.net.

“Është një kalkulim politik i zgjedhjeve të Podgoricës, parlamentare dhe presidenciale. Do të largohet ose Milo Gjukanoviq ose Dritan Abazoviq, e pas tij shumë të tjerë nga Dritani pas tij… A jam i shqetësuar për jetën time? Nuk jam pa merak, nuk kam frikë”, ka deklaruar Abazoviq në parlamentin malazez.

Abazoviq më herët u bëri ofertë partive politike opozitare për ristrukturimin e ekzekutivit malazez, por që u refuzua nga Demokratët. Kjo paketë përmbante: reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ende nuk dihet cili do të jetë epilogu i seancës së Kuvendit, sepse Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit dhe Partia Boshnjake, nuk janë deklaruar nëse do të votojnë për rrëzim të Qeverisë.

Komento: