Ligji për Kontrollin e Duhanit vazhdon të mos respektohet

23:00 | 21 Gusht 2022

Nëpër çdo kafeteri e vende të ndryshme vazhdon të konsumohet duhani.

Ligji për Kontrollin e Duhanit vazhdon të mos respektohet nga qytetarët e institucioneve publike.

Shiten pothuajse në çdo cep të qytetit. Ligji për kontrollin e duhanit vazhdon të mos respektohet. Drejtuesi i Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, Shkumbin Spahiu tregon për shkeljet e shumta te këtij ligji.

Spahiu pohoi që ligji shkelet edhe nga zyrtarët brenda institucioneve publike.

E nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pohojnë që janë shqiptuar gjoba për mos respektim të ligjit.

Që janë shqiptuar gjoba për zyrtarët që kanë tymosur duhan brenda institucioneve e thonë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë nga kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi nuk është marrë përgjigje sa i përket numrit të gjobave për institucionet publike.

Komento: