Pas lajmeve për dorëheqje nga Lista Guxo, “bëhet e gjallë” Doarsa Kica

23:30 | 21 Gusht 2022

Ende nuk dihet nëse Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga partia e Donika Gërvallës.

Ditët e fundit është raportuar në media se Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga Lista Guxo, por deputetja deri tani nuk ka konfirmuar këtë gjë.

Megjithatë ajo sot është bërë e ‘gjallë”, ku ka reguar pas dorëheqjes së Zijadin Selës nga kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Faleminderit për atë që përfaqësoni z. Ziadin Sela”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kica-Xhelili nëse është larguar apo jo nga Guxo, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike e as mesazheve të dërguara.

Por në tubimet që po mban Guxo nëpër qytete të ndryshme ku po zgjedh kryetarët e degëve, Kica-Xhelili nuk po shihet, duke dhënë sinjal për largimin e saj nga kjo parti.

Kica dhe Sela janë bashkëvendës, të dy vijnë nga Struga.

Komento: