13 vjeçarja zhduket në Gjilan, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e saj

15:32 | 22 Gusht 2022

Zhduket 13-vjeçarja në Gjilan, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e saj.

Policia e Kosovës, Dega Rajonale në Gjilan po kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një 13-vjeçareje të zhdukur në Gjilan.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion ta lajmërojë menjëherë stacionin më të afërt policor.

Postimi i plotë i policisë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:

Inicialet A. I.

Kosovare Shqiptare

Viti i lindjes 2009

Adresa e banimit Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

E-mail: infokosovopolice com dhe numrat

kujdestarë:192; 03850807001.

Komento: