Escobar i shkon sot në zyrë presidentes Osmanit

12:35 | 23 Gusht 2022

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Takimi midis Osmanit dhe Escobar do të zhvillohet në ora 16:30.

Vlen të theksohet se Escobar sot do të takohet edhe me liderët e partive opozitare, ndërkohë nga kryeministria kanë thënë se për sot nuk është planifikuar takim me Kurtin.

Ky është njoftimi i plotë:

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për sot (23 gusht 2022)

Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mirëpresim ekipet tuaja!.

Komento: