Përfundon takimi mes Osmanit dhe Escobarit

19:03 | 23 Gusht 2022

Ka marrë fund takimi mes Vjosa Osmanit dhe Escobarit.

Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Pas takimit rreth dy orësh, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat. I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.

Emisari amerikan, në Prishtinë qëndron bashkë përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Komento: