Nesër mblidhet Qeveria, ja për çfarë do të diskutohet

23:15 | 23 Gusht 2022

Nesër Qeveria e Kosovës do të ketë një mbledhje.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 11:00.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar rendin e ditës për këtë mbledhje, ku janë 20 pika.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Vendimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë për Amandamentimin e Marrëveshjes së Stablizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovë, për të zëvendësuar Protokolli III të tij në lidhje me Konceptin e “Produkteve Origjinuese”.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Amandamentimit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015 dhe atë IPA 2018.

Komento: