Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe me Kurtin në orën 15:00

09:07 | 24 Gusht 2022

Pas Osmanit, Escobar dhe Lajçak priten edhe nga Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit nga kryeministria, takimi mes tyre nis në orën 15:00.

Gabriel dhe Lajçak paraprakisht do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, në orën 14:00, ndërkohë në orën 16:00 me opozitën takohet veç Lajçak pasi Escobar i takoi të martën pasdite

Komento: