Silva po kthehet te Milan, por ka një problem

13:00 | 25 Mars 2019

Andre Silva mund të kthehet në Milan në fund të sezonit, pasi Sevilla është e interesuar vetëm për nënshkrimin e yllit portugez për një tarifë nën 43 milionë euro.

Gjigantët e Serie A janë të gatshëm ta mirëpresin lojtarin përsëri në klub, por qëndrimi i tij në San Siro nuk do të jetë afatgjatë përcjell ORAinfo.

Andre Silva kishte një fillim të shkëlqyeshëm për sezonin në Spanjë, por ai ka vetëm 11 gola në 39 paraqitje deri më tani këtë sezon.

Burimet i kanë thënë Calciomercato.com se ka katër klube të interesuara për nënshkrimin e 23-vjeçarit. Monako dhe Valencia (dy klube të afërta me agjentin e lojtarit Jorge Mendes) kanë treguar interes për sulmuesin e talentuar dhe e njëjta gjë vlen edhe për Wolverhampton (një tjetër klub afër Mendesit).

Barcelona po konsideron gjithashtu një ofertë verore për ish sulmuesin e Porto, i cili mund të largohet nga AC Milan për një tarifë afër 35 milionë euro./ORAinfo/

Komento: