Escobar-Lajcak pas takimit me presidenten, i shkojnë në zyrë Kurtit

15:28 | 24 Gusht 2022

Pas takimit me presidenten, tandemi Escobar-Lajcak në zyrën e Kurtit.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Bashkë me ta është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Dyshja do të mbajnë takim me Kurtin, pas atij që e patën me presidenten Osmani.

Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel dhe para se të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente me Serbinë.

Komento: