Flamujt e Ukrainës po valojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në 31 vjetorin e pavarësisë së saj

16:28 | 24 Gusht 2022

Para ndërtesës së Qeverisë po valojnë flamuj të Ukrainës, në 31 vjetorin e pavarësisë së saj.

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës po valojnë flamujt e Ukrainës.

Kështu, Qeveria e Republikës së Kosovës po rithekson solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë.

Ukraina sot feston 31 vjetorin e pavarësisë së saj, teksa që gjashtë ajo po përballet me luftën me Rusinë.

Komento: