
Nën prezencën e forcave ruse dhe përpjekjeve të ushtarëve ukrainas për t’i mposhtur ato, Ukraina sot shënon 31 vjetorin e pavarësisë.
Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës.
Këtë akt të Qeverisë e ka bërë të ditur edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova i bashkohet festës së Ukrainës në ditën e tyre të pavarësisë.
“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka dëshmuar vlerën e lirisë të rrënjosur në demokraci. Në shenjë solidarizimi dhe për t’iu bashkuar festës së Ukrainës në Ditën e Pavarësisë, sot kemi zgjatur afatin e qëndrimit të gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin e Ukrainës përkrah atij të Kosovës si dhe ndriçuam ndërtesën e Qeverisë”, shkroi Kurti në Twitter.
