Konfirmohet, ja sa tifozë bullgarë do të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri”

14:13 | 25 Mars 2019

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme kundër Bullgarisë.

Prej se Kosova është anëtarësuar në Uefa dhe Fifa në vitin 2016, ndeshjet si vendës i ka luajtur në Shkodër dhe në Prishtinë.

Tifozët më të shumtë që kanë qenë në vizitë, ishin kroatët rreth 200, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër. Megjithatë ky numër do të tejkalohet sonte nga bullgarët.

Zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka bërë të ditur për Indeksonline, që 221 tifozë nga Bullgaria do të jenë të pranishëm në ndeshjen me Kosovën.

121 do të vendosen në tribunën prapa portës ndërsa 100 në tribunën perëndimore. Ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Kosovë-Bullgari fillon nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komento: