Këta janë shtetet në të cilat do të transmetohet ndeshja Kosovë-Bullgari

14:48 | 25 Mars 2019

Të gjithë adhuruesit e futbollit janë në pritje të ndeshjes Kosovë- Bullgari.

Kosova dhe Bullgaria do të përballen sonte në kuadër të Grupit A.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Bullgaria do ta zhvillojnë përballjen nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.

Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të madh nga shumë media, që do të jenë sonte prezent në stadium, raporton lajmi.net.

Ndeshja e vlefshme për EURO 2020, do të ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare.

Përballja në mes të Kosovës dhe Bullgarisë do të transmetohet në vendet si, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Arabia, Gjermania dhe Anglia.

Komento: