Kurti fton diasporën për punë, shumë të rinj kërkojnë të largohen nga Kosova

00:00 | 27 Gusht 2022

Shumë të rinj po vazhdojnë të ikin jashtë Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar mërgimtarët që të aplikojnë në Programin për Diplomaci Qytetare, përmes të cilit do të angazhohen dhjetë profesionistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për gjashtë muaj.

Qytetari me nxitim ia ka mësyrë objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me vete ka edhe dokumentacionet e nevojshme. Nga ky institucion i Kosovës u pajis me vulë apostile.

Njësoj vepruan dhjetëra të rinj e të reja gjatë së premtes.Të gjithë këta, synim të vetëm për momentin kanë largimin nga Kosova.

Me këto dokumentacione, televizioni mëson se janë rreth 7 mijë sosh vetëm për muajin korrik që janë pajisur të rinjtë.

Pos tyre, me to u pajisën edhe ata në moshë më të vjetër, të cilët thonë se për momentin nuk ka kushte që të kthehen për të jetuar e punuar në vendlindje.

Mendim të njejtë ka edhe një prind, që kanë fëmijët jasht. Sopaj thotë se e ka të vështirë të pajtohet me faktin që djali i tij kontribon ne vend të huaj e jo në atdhe.

Këto mendime të qytetarëve kanë të bëjnë me thirrjen e fundit të kryeministrit Kurti për mërgatën që të punojnë në Kosovë.

Kjo thirrje të kryeministrit kosovarë, për dikë po konsiderohet qesharake. Afati i fundit për aplikim në këtë program është deri më 28 gusht, e që 10 të rinjtë që do të pranohen përveç në ministri, do të dërgohen edhe nëpër komuna për të marrë pjesë në projekte të ndryshme.

Në kohën kur Kurti, fton diasporën të aplikojnë për punë në qeverinë e Kosovës, statistikat flasin se vetëm brenda dy muajsh mbi 120 qytetarë kanë aplikuar për t’u larguar nga Kosova.

Sido që te jetë Kurti vazhdon thirrjen.

Komento: