Një vdekje dhe 166 raste të reja me Covid-19

12:04 | 27 Gusht 2022

Publikohet raporti i fundit 24 orësh me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e saj të përditshëm duke njoftuar se 166 persona kanë rezultuar me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e MSH-së po ashtu shtohet se gjatë kësaj kohe është shënuar një rast i vdekjes.

Sa i përket personave të shëruar, numri i tyre është 519.

Komento: