Na pret një ndeshje e madhe, Shala ka një mesazh për tifozët

16:16 | 25 Mars 2019

Sonte me fillim nga ora 20-45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Bullgari.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka bërë një postim interesant në rrjetin social facebook.

Ai ka njoftuar për fillimin e kampanjës kualifikuese për Euro 2020, dhe ka paralajmëruar një natë të madhe për Kosovën.

” Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020. Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe” shkruan Shala.

Komento: