UEFA: ky është lojtari më i mirë nga radha e kombëtareve

17:58 | 25 Mars 2019

Në kohën kur po mbahen kualifikimet për Euro 2020, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka ndarë një çmim të rëndësishëm për kapitenin e Real Madrid.

Sergio Ramos nuk ka pasur një sezon aq të mirë me skuadrën e Real Madrid, por me kombëtaren e Spanjës ka qenë tjetër histori.

Qendër mbrojtësi ka qenë një lider i vërtetë në mbrojtje, por ka shënuar edhe shumë gola duke qenë produktiv në secilin aspekt.

Kështu, Ramos është zgjedhur si lojtari më i mirë në rangun e kombëtareve nga UEFA, transmeton lajmi.net.

Spanjolli shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij me Norvegjinë, dhe kompletoi 82 nga 87 pasimet e tentuara.

Komento: