“Dardanët” motivojnë lojëtarët e Kosovës, ky është mesazhi i tyre

18:30 | 25 Mars 2019

Nga ora 20:45 pritet që të fillojë përballja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët”, sot i kanë drejtuar një mesazh lojtarëve në prag të ndeshjes me Bullgarinë, që do ta zhvillojë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Hajde djem na nderoni edhe sot me fitore.”

Tutje në postimin e Dardanëve në rrjetet sociale shkruan:

“Me besim në Zot duhet t’ia dalim!”

Më herët edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një VIDEO e promovon fushatën e Kosovës për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Komento: