
Një 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, duke thënë se asnjë dhunues s’duhet të jetë i lirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ka deklaruar se ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve.
“Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve! Duhet te reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë. Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe.
Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore.
Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit.
Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve!
Duhet te reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë.
Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë