Shokohet Milan, bie nga Liga e Evropës

23:00 | 13 Dhjetor 2018

Milan është shokuar në Athinë nga Olympiacosit duke u mposhtur me rezultat 3:1.

Kjo humbje i ka kushtuar Milanit me rënie nga Liga e Evropës.

MIlan ka humbur sot në Greqi derisa skuadra e Gattusos nuk ka arritur që të kaloi as grupet e Europa Ligë. Ata kanë humbur në Greqi sonte, rezultati 3-1 ka dërguar skuadrën e greke në fazën e 32 skuadrave më të mira

Kampionëve, gara në Europa Ligë ka përfunduar.

Milan ka arritur më shumë vështirësi që të kualifikohet për në fazën tjetër të Europa Ligë, pasi që ka humbur sonte me rezultat 2-1 në Greqi.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola me grekët që kishin më shumë mundësi për të shënuar gola.

Në pjesën e dytë vendasit fillojnë një seri golash.

Cisse shënoi në minutën 60 pas një gabimi të mbrojtjes së Milanit, derisa rezultati u dyfishua me një autogol të shënuar nga Zapata në minutën e 70-të.

Por, epërsia 2-0 e Olympiakosit nuk zgjati më shumë se 2 minuta pasi që i njëjti lojtar, Zapata ngushton epërsinë në minutën e 72-të.

Deri në këtë moment Milan ishin të kualifikuar për në fazën tjetër, por në minutën e 80 Abate shkakton penallti të cilën në gol e shndërron Fortounis.

Kjo humbje e eliminon Milanin nga garat e Europa Ligë derisa Olympiakos përfundon e dyta më 10 pikë, aq sa ka Milan por që ka golëdallim më të mirë.

Në vendin e parë është kualifikuar Real Betis.

Komento: