Ish-futbollisti i njohur kosovar me fjalë të mëdha për lojtarët e Kosovës

18:35 | 25 Mars 2019

Së shpejti pritet që të filloi ndeshjes mes përfaqësueses së Kosovës dhe Bullgarisë.

Paraqitja fantastike e të përzgjedhurve të Bernard Challandes ndaj danezëve jep shpresë që në ndeshjen me Bullgarinë të shënojnë fitoren e parë në kualifikime, që do të ishte inspirim për djelmoshat tanë në rrugën drejt finaleve të Evropianit të ardhshëm.

Ish-futbollisti i njohur kosovar, që me fanellën e Kroacisë e pati fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të vitit 1988, Ardian Kozniku, shprehet në superlativ për lojërat e treguara nga ana e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.

I kontaktuar nga “Zëri”, Kozniku shprehet shumë i lumtur me lojërat e treguara nga ana e futbollistëve tanë, të cilët edhe i përgëzon jo vetëm për lojërat e mira, por edhe për rezultatet e arritura deri më tani.

“Së pari ju lumtë djemve të Kosovës, si dhe tifozëve ‘Dardanëve’”, tha fillimisht Kozniku, duke shtuar se nuk di nëse futbollistët tanë kanë njohuri për kundërshtarin e së hënës.

Në fund Kozniku uron futbollistët tanë, të cilët ai i cilëson të shkëlqyeshëm.

“Suksese djemve të shkëlqyeshëm kosovarë”, tha në fund Ardian Kozniku.

Komento: