Vdes aktorja e njohur në moshën 32 vjeçare

10:45 | 31 Gusht 2022

Ndërron jetë aktorja Charlbi Dean.

Aktorja dhe modelja afrikano-jugore Charlbi Dean, ylli i filmit Triangle of Sadness, fituesja e Palmës së Artë të këtij viti, ka vdekur në Nju Jork, njoftoi zëdhënësja e saj.

Sipas Deadline, aktorja 32-vjeçare ka vdekur sot në një spital në Nju Jork. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera për shkakun e vdekjes.

Në filmin “Triangle of Sadness” të regjisorit suedez Ruben Estlund, Dean luan Jaja-n, një top-modele dhe influencuese e fiksuar pas imazhit dhe karrierës, së cilës i ofrohet një lundrim luksoz me të dashurin e saj, gjithashtu model.

Pesë vjet pasi mori Palmën e Artë për filmin “Quadrat”, këtë maj Ruben Estlund fitoi Palmën e Artë të dytë në Festivalin e 75-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për një satirë rreth super të pasurve dhe luksit, i vlerësuar si filmi më qesharak në konkursin e Kanës.

Charlbi Dean u lind më 5 shkurt 1990 në Cape Town të Afrikës së Jugut. Ajo nisi të merret me modelim në moshën 6-vjeçare dhe vazhdoi karrierën kinematografike në moshën 20-vjeçare me filmat afrikano-jugorë “Spud” (2010) dhe “Spud 2” në vitin 2013, me John Cleese.

Ajo gjithashtu luajti në filmin horror amerikan të vitit 2017, “Don’t Sleep”, dhe “An Interview with God” (2018).

Komento: