Para ndeshjes Kosovë – Bullgari, tifozit i ndodhi një gjë e papritur

19:24 | 25 Mars 2019

Edhe sonte ka shumë të interesuar për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Ditë më parë, biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Danimarkës u raportua se po shiten edhe në tregun e zi me çmime enorme.

Federata e Futbollit të Kosovës, kishte marrë vendim në nëntor të vitit të kaluar që biletat t’i shesë online, me qëllim që të ulin mundësitë për shitjen e tyre në tregun e zi.

Por të njëjtat bileta, ka persona që po i blejnë online për t’i shitur ato prap me çmime më të larta.

E njëjta gjë si duket është duke ndodhur edhe për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë që do të zhvillohet sonte dhe është ndeshja hapëse për kualifikimet e Europianit ‘Euro 2020’.

Një qytetar i cili njëherësh është edhe anëtar i grupit të tifozëve “Dardanët”, ka shkruar në redaksinë e Ballkani.info se me biletat e ndara për këta tifozë, po bëhen ‘dallavere’ në tregun e zi.

Ai ka thënë se do ta shikojë ndeshjen nga shtëpia e tij, pasi që ka mbetur pa ulëse në tribunë edhe pse e ka pasur të rezervuar.

Komento: