Gazetarja bukuroshe ka ardhur nga Shqipëria për t’i përkrahur lojtarët e Kosovës

19:28 | 25 Mars 2019

Së shpejti pritet që të fillojë ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ndërkaq Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e dytë, pas humbjes 0-1 në “Loro Boriçi” nga Turqia.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria – do të kenë përkrahjen e mijëra tifozëve në stadiume, por edhe jashtë saj.

Meqenëse Shqipëria ndeshjen e dytë e zhvillon jashtë, e jo në Shqipëri – bukuroshja dhe gazetarja, Ilda Bejleri, do të mbështesë “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ajo ka publikuar video në Instagram nga tuneli i Kalimashit, teksa ka shkruar: “Fluturon Kosova dhe Kuq e zi je ti”.

Ilda tashmë ndodhet në Prishtinë.

Komento: