Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Bullgari

19:44 | 25 Mars 2019

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Bullgari.

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, për të cilën tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian 2020.

Dy kombëtaret që do të zbresin sot në ‘Fadil Vokrri’ garojnë në grupin A, me Anglinë, Çekinë dhe Malin e Zi.

Kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese për një evropian, për kombëtaren e Kosovës.
Kosova futet në këtë takim pas një ecurie fenomenale, në 11 ndeshje pa humbje dhe synon fitoren para tifozëve të vet.

Më poshtë iu sjellim formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Komento: