Asociacioni i Komunave mban takim urgjent për mos ekzekutim të pagave

09:04 | 01 Shtator 2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thirrur takim urgjent të Këshillit të Kryetarëve, pas ndaljes së pagave për grevistët

.

“Bordi i AKK-së mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, në takimin e Këshillit të Kryetarëve do të diskutohet tema: Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Përveç mësimdhënësve, Qeveria e Kosovës i ka lënë pa pagën e muajit gusht edhe gjithë shërbyesit civilë nëpër komuna.

Shërbyesve civilë nëpër administratat komunale nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit gusht, meqë disa prej komunave kanë refuzuar t’ia dërgojnë Thesarit të Shtetit, listat me emrat e atyre që janë në grevë.

Komento: