Rama viziton lokacionin ku pritet të ndërtohet Spitali i Prishtinës: Po bëhen matjet dhe analizat e nevojshme

11:09 | 01 Shtator 2022

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadiku, sot kanë vizituar lokacionin ku pritet të ndërtohet Spitali i Prishtinës.

Rama në një postim në Facebook ka publikuar disa fotografi nga kjo vizitë, ndërsa tha se “janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit”.

“Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, tha ai.

Postimi i plotë i Ramës:

Spitali i Kryeqytetit po bëhet! 🏥

Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.

Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.👷♂️🛠👷♀️

Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.
#kryeqyteti

Komento: