Një i vdekur dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12:17 | 01 Shtator 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit është regjistruar një vdekje.

Gjatë kësaj kohe në Kosovë janë regjistruar 64 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 363 pacientë.

Aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 25 raste aktive.

Komento: