Lojtarët e Kosovës zbresin në fushën e Stadiumit “Fadil Vokrri”

20:24 | 25 Mars 2019

Nga ora 20:45 pritet që të fillojë ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Yjet e kombëtares së Kosovës kanë zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Kosova sonte do të përballet me kombëtaren e Bullgarisë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian Euro 2020, përkatësisht për grupin A.

Para kësaj ndeshje, lojtarët e Kosovës kanë zbritur në fushën e blertë për të kryer përgatitjet para lojës.

Më poshtë iu sjellim pamjet nga ‘Fadil Vokrri’.

Komento: