Vuçiq në presidencë shtron darkë në Beograd për Ramën dhe liderët rajonalë

22:30 | 01 Shtator 2022

Ballkani i Hapur, vazhdon të jetë temë diskutimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke shtruar darkë për mysafirët e Samitit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” në ndërtesën e presidencës së tij.

“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur të Serbisë dhe Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Vuçiç në Instagram, teksa ka postuar fotografi me të ftuarit.

Prezent janë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski.

Po ashtu, në foto shihen kryediplomati turk Mevlut Çavuşoğlu dhe kryetarin i Këshillit të Ministrave të Bosnjës Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Komento: