67 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.
67 raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 486 mostrave. Raste të vdekjes s’janë regjistruar.
Nga dje janë shëruar 203 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 885.