Vdes 14-vjeçarja në Mitrovicë

12:37 | 02 Shtator 2022

E dhimbshme, një 14-vjeçare vdes në Mitrovicë.

Një 14-vjeçare ka vdekur sot në Mitrovicë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpër rrjete sociale.

Varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e Shipolit, në orën 16:20.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se e jona dhe e paharruara Eriona Suma ndërroi jetë me datën 02.09.2022, në moshën 14-vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 02.09.2022, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali niset nga xhamia te varrezat e Shipolit në ora 16:20 (me ikindi)”, thuhet në njoftimin mortor.

Komento: