Gjoshi, PDK: Albin Kurti nuk po i paguan mësimdhënësit, por po paguan fashistët si Elvis Hoxha si këshilltar

15:52 | 02 Shtator 2022

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha.

Ai ka pyetur se kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?

“Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.
Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ën”, ka thënë Gjoshi.

Gjoshi ka vazhduar me pyetje ndaj Hoxhës, duke e quajtur frikacak që nuk iu bashkua UÇK-së e sot shet patriotizëm.

“Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash. Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës”, ka thënë Gjoshi.

Komento: