Qeveria i jep leje Brnabiç ta vizitojë Kosovën

17:01 | 02 Shtator 2022

Bërnabiq do ta vizitojë Kosovën.

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare.

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë.

Kështu ka thënë Sharr Jakupi nga kabineti i ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai për Kallxo.com

Bërnabiq do të vizitojë veriun, Mitrovicën, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, ku edhe do të vizitojë qytetarët serbë të asaj pjese të Republikës së Kosovës.

Komento: