Limaj thotë se çdo gjë që është ndërtuar për 20 vjet po rrënohet nga Kurti

17:13 | 02 Shtator 2022

Limaj vazhdon ta kritikojë Qeverinë Kurti.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se shteti është duke u rrënuar për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë në një konferencë për media, duke shtuar se kabineti qeveritar është duke bërë veprime eksperimentale.

“Shteti ka marrë një drejtim të gabuar në shumë skandale. Sfidat që po e rendojnë jetën e qytetarëve, dhe rreziku është për t’ia huqur drejtimin këtij shtetit. Kemi nevojë për angazhimin e përbashkët.

Aktualisht, shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe në këto vite po drejtohet nga njerëz që fatkeqësisht po bëjnë eksperimente në shtetin e tyre”.

“Shteti dita-ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vjet. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që ka elemente diktatoriale”, ka thënë Limaj.

Komento: