E ofendoi rëndë, Hoxha i kërkon falje Rrahman Jasharajt

18:30 | 02 Shtator 2022

Elvis Hoxha i ka kërkuar falje, Rraham Jasharajt.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, i ka kërkuar falje kryesindikalistit Rrahman Jasharaj pasi e quajti “anëtar të partisë serbe”.

Hoxha ka thënë se nuk ka turp të kërkojë falje, dhe se e gjithë deklarata e tij ishte e rrënjosur në një lajm të shpërndarë nëpër disa media, i cili tash i doli të jetë i pakonfirmuar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Hoxha e ripërsëriti disa herë se kërkim faljen po e bën vetëm ndaj komentit që pati për kryesindikalistin Jasharaj derisa tha se e konsideron të papranueshme këmbënguljen e Jasharajt për ta vazhduar mbajtjen e grevës në arsim.

“Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme”, shkroi Hoxha.

Komento: