Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë- Bullgari, ja rezultati dhe statistikat

21:41 | 25 Mars 2019

Ka përfunduar me rezultat 0 me 1, pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë.

“Dardanët” ishin më të mirë se mysafirët, duke krijuar raste të shumta, veçuar rasti i Milot Rashicës, por nuk arritën t’i konkretizojnë dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në minutën e 39’.

Ishte Vasil Bozhikov ai që shënoi për mysafirët, pas një harkimi nga këndi.

Komento: