Detaje tronditëse, 11 persona abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, brenda dy muajve

21:51 | 03 Shtator 2022

Detaje të reja kanë dalë për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

11 persona abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, brenda dy muajve.

Kjo u mor vesh tek tashti kur policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë për veprat që ndaj saj u kryen në qershor të këtij viti.

Kjo po thuhet të ketë ndodhur kur vajza e mitur ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, më 21 qershor.

Ngjarja kishte filluar qysh në mëngjes kur e vogla ishte dërguar në një motel ku ishte dhunuar, për të dërguar më pas në destinacione tjera me të tjerë persona.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe të shtunën e kaluar, nga pesë persona tjerë, tre prej të cilëve të mitur.

Të pesë të dyshuarit tashmë ndodhen në paraburgim prej 30 ditësh.

Komento: