
Një person ka ndërruar jetë në QKUK pas një akisdenti që ka ndodhur më 25 gusht në Jezerc të Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur policia, të cilët kanë njoftuar se i lënduari nga aksidenti fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është mashkull, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë nga policia:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Jezerc, Ferizaj 25.08.2022 – 17:10 Në lidhje me rastin më 03.09.2022 gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.