Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, tha se aksioni i djeshëm i PSD-së kundër ministrit Murati u bë “për inati”.
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai tha se Kurti “sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik”.
“Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion.
Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve.
Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjeket mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.
Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!