Faton Peci, ka vizituar sot fermerët e Mitrovicës.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon vizitat e tij në terren për të parë nga afër sukseset por edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë, për të cilat me angazhimin e përditshëm po punojmë në tejkalimin e këtyre vështirësive.
Sot, ministri Peci qëndroi për vizitë tek fermeri Ferki Tupella nga fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës.
Ministri e përgëzoi fermerin Tupella për punën dhe angazhimin e tij në fermë dhe u shpreh se bujqit si puna e tij e motivojnë për angazhim maksimal në përditshmërinë e tij si Ministër i Bujqësisë.
“Ferkiu, përpos që është sinonim i bujkut të vyer, ai mbartë virtytet më të larta njerëzore, e bujqve të tillë që jetojnë me djersën e ballit, ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren”, ka thënë ministri Peci.