Pas deklaratave të Kurtit e Haxhiut, KGJK thërret konferencë për medie

21:13 | 04 Shtator 2022

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, kanë bërë disa deklarata.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thirrur konferencë për medie pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për punën e sistemit gjyqësor.

KGJK përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në ora 10:30.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë.

Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun.

Komento: