
Sot në komunën e Gjilanit ka pasur një shkarkim të një drejtoreshë të Arsimit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se nuk i shkel parimet dhe siç shkruan ai “vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush”, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, i pari i Gjilanit ka thënë se disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet.
“Konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë”, shkruan mes tjerash Hyseni.
Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.
Postimi i plotë:
Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë.
Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet.
Ju garantojmë për këtë.
Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë.
Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.
Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush.
Ndryshim.
Ndershmëri.
Profesionalizëm