Presidentja Osmani: Kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën

23:30 | 05 Shtator 2022

Sot është kujtuat shenjtërimi i Nënës Terezë.

“Kombi ynë është me fat që arriti t’ia japë botës Nënë Terezën, shembullin universal të humanizmit dhe sakrificës për njeriun”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku me rastin e 25-vjetorit të kalimit të Nënës Terezë në amshim dhe 6-vjetorin e shenjtërimit të saj, te shtatorja e saj në Prishtinë, kunderoi kujtimin për simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit.

Ndërkaq në Prizren, në ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së saj është kujtuar vepra e madhe jetësore.
“Është kujtuar shembulli i përkryer moral që ajo ia fali njerëzimit, të dokumentuar nëpërmjet ekspozitës e cila i kushtohet veprës e jetës së saj”, shtoi ajo.

Po ashtu, Osmani ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë, i ka dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza” disa personalitete të shquara nga fusha e humanizmit, të cilët siç thotë ajo kanë kontribuar në periudha të ndryshme në ruajtjen dhe promovimin e vlerave etnike e kulturore.

“Ndërkaq këtë ditë e përmbyllëm me një koncert të jashtëzakonshëm të filarmonisë së Kosovës, dedikuar Nënës Terezë”.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të hënën kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së saj.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se Shën Tereza ka dhënë shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar.

“Së bashku me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Kishës Katolike, anëtarë të kabineteve tona, jemi këtu për të filluar këtë ditë për përkujtimin e Shën Terezës, nënë e madhe e cila dha një shembull për gjithë botën dhe popullin shqiptar”, ka thënë ajo gjatë një deklarate për media.

Osmani ka shtuar se Nëna Terezë përkujtohet me shumë krenari, pasi misioni, vepra dhe shumbulli që ka lënë pas për gjeneratat e reja tregon se dashuria, respekti dhe ndihma ndaj të tjerve duhet të jetë dritë udhërrëfyese në punën e përditshme.

Komento: