Kështu e komenton Kryeziu paraqitjen e Kosovës ndaj Bullgarisë

23:25 | 25 Mars 2019

Hekuran Kryeziu, Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka komentuar paraqitjen e Kosovës ndaj Bullgarisë.
Kapiteni i Kosovës ka vlerësuar lartë paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë, por pati kritika të mëdha për pjesën e parë.

“Ka qenë e vështirë për neve, kemi pasur deja vu sikur kundër Ishujve Faroe, për shkak të aspektit defansiv” ka thënë Kryeziu.

“Në pjesën e parë nuk gjenim hapësira, pjesa e dytë ishte më e mirë. Jemi të dëshpëruar me vetëm 1 pikë” ka shtuar kapiteni.

“Për bullgarët, e kemi ditur se janë provokativ, në çdo duel provokonin. Nuk mund ta zgjeronim lojën, të luanim shpejtë. Nuk ka qenë paraqitja ashtu siç luajmë ne” ishin fjalët e mesfushorit të Zurich.

Kryeziu ishte kthyer pas një lëndimi, i cili ia pamundësoi paraqitjen ndaj Danimarkës, megjithatë pati performancë të mirë.

Komento: