Pas ndeshjes flet edhe trajneri i Bullgarisë, tregohet i rezervuar

23:48 | 25 Mars 2019

Pas ndeshjes me Kosovën, shkurt ka folur edhe trajneri i Bullgarisë.

Kombëtarja bullgare udhëtoi në ‘Fadil Vokrri’ për tu mbrojtur me 10 lojtarë në gjysmëfushën e saj, dhe në fund arriti të dal me një pikë.

Ishte paraqitja e jashtëzakonshme e portierit mysafir që siguroi një pikë, por trajneri ka vlerësuar lartë gjithë skuadrën.

“Edhe një herë, jam shumë i lumtur me dëshirën që kemi shfaqur, sidomos në pjesën e parë” ka thënë Hubchev.

“Gjëra që flasin gjithë trajnerët. Secili gol, secila pikë është e rëndësishme. Ne kemi 2 pikë, në dy ndeshje të luajtura” ka shtuar ai.

“Kishte shumë gjëra në këtë skuadër, por nuk është koha të futemi në detaje. Ne duhet të përmirësohemi në gjërat bazë të futbollit” ka shtuar Hubchev duke refuzuar të jap më shumë komente.

Bullgaria nuk tregoi lojë cilësore as në ndeshjen me Malin e Zi, megjithatë edhe aty morri një pikë.

Komento: