Presidenti slloven nesër vjen në Kosovë, takohet me Osmanin.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Reporteri.
Ditë më parë ai qëndroi në Beograd, kurse nesër (e mërkurë) më 7 shtator, Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.
Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.